Benefitet e samitit BE-Ballkan, analizë nga Andoni, Deliu dhe Zonja
Sot në Tiranë u mbajt samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj është analizuar ky samit nga analisti Ben Andoni, Nirvana Deliu eksperte për Integrimin Europian dhe gazetari Sebastian Zonja.
Si e patë samitin?
Sebastian Zonja: Samiti një rëndësi shumë e madhe. Iu vë vëmendje meritokracisë dhe në bazë të meritokracisë përmendet kthimi prapa. Ajo që vlen në këtë rast është se çfarë do të ndodh nëse Serbia hyn në BE përpara Kosovës. Kjo çështje do të marrë debat të madh. Vetë Vuçiç tha se nuk ka afate, por nga ana tjetër ka një plan franko-gjerman. Ajo që kuptojmë është se Serbia njeh Kosovën dhe kosova po shkon drejt njohjes së asociacionit.
A ka qëllim samiti përshpejtimin e rrugës?
Nirvana Deliu: Unë doja të shikoja të dy mesazhet që do të japë ky samit. Mbase dhe ishte e vonuar mbajtja e një samiti në vendet e BP. Samiti dha mesazhin që BP është pjesë e BE dhe e ardhmja juaj është në familjen evropiane. Nga ana tjetër BE do të ofrojë mbështetjen e duhur. Ishte dhe nëj mesZH I QARTË PSE JO DH EPËR Rusinë që BP është një partner ku BE mund të mbështet. Agjenda kishte të bënte me çështjet më shqetësuese të BE, lufta, migracioni, siguria.
BP do të jetë për shumë vite partner i BE apo së shpejti do të jetë pjesë e BE?
Ben Andoni: Ne jemi pjesë e BE, disa vende prej nesh janë pjesë e BE, bullgari, Kroaci. Modalitetet e reja që janë plani francez, e bën më të komplikuar procesin e integrimit,. Duke menduar që dhe Serbisë mund ti lëshohet shumë dhe mund të ecë ky proces. Në Samit rëndësi kishin 4 pika, pasojat e luftës, problemet e krizës politike dhe të një mbështetje që BE do të japë, pjesa tjetër që lidhet me emigrimin. Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova por dhe Mali i zi janë vende me emigrim të lartë por dhe vende pritëse. Sa i përket sigurisë Serbia ka treguar se ka infrastrukturë jo të mirë.
BE a po përpiqet të josh vendet e BP përmes fondeve?
Nirvana Deliu: Fondet nuk janë në formë dhurate. Do të jepen në baze të performancës që do të kenë. Besoj se do të jetë një rrugëtim i gjatë. Ne jemi në procesin e negociatave dhe prap duhet shumë kohë për të kaluar kapitujt. Duhet të bindim mirë të 27 vendet e BE që ne po e i kryejmë reformat si duhet. Rruga është e gjatë ne na duhet të përmbushim reformat së pari me qëllimin që duhet të zhvillojmë vendin tonë.
Ben Andoni: Tranzicioni jonë dhe faza post murit të Berlinit ëhstë shumë e ashpër. BE vepron përmes fondeve dhe kur fonde kërkon Franca , Spanja etje, vende si këto të BP e kanë shumë të nevojshme. Vendet E BE janë vend i agresionit të vendeve të treta, kjo është rëndësi parësore të rrisë kapacitetet tek ne. janë bërë ndryshime, si nga ne si nga Kosova, si nga Maqedonia e Veriut. Pe fondeve tregon që ne jemi pjesë e kësaj familjeje. Nuk mund të japësh fonde vetëm për vendet që janë anëtare. Nga logjika ekonomike tregu ynë i përbashkët është jashtëzakonisht i vogël.
Shihni një proces në bllok apo një proces të ndarë?
Zonja thotë se BE nuk është gati për tu zgjeruar.
Sakaq Andoni u shpreh se “Nuk është më Amerika e pasluftës së dytë Botërore. Ne nuk kemi ecur është e vërtetë, vendet e mëdha po marrin fuqinë punëtore, japin fonde por ky është moment ku ne mund ta ndryshojmë me zgjedhje normale, me zgjedhjen e njerëzve përfaqësues në pushtetin lokal”.


