Gert Shehu jo agjent i policisë, kishte precedentë, policia i merr dëshminë dhe i kontrollon shtëpinë

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bëri me dije se 31-vjeçari që goditi Berishën nuk ka qenë agjent i policisë, por me precedentë penalë.

Ai tha se ai është marrë në pyetje nga ana e policisë, por nuk ka dhënë të dhëna të sakta nëse është shtyrë apo jo për këtë veprim.

Vatnikaj: Nuk është e vërtete që personi ka qenë agjent i policisë, por ka qenë më precedentë penalë dhe vuante nga shëndeti mendor. Sa i përket deklaratave të bëra politike nuk i shërbejnë hetimit për të zbardhur këtë ngjarje. Policia e ka marrë ne pyetje nëse ka qenë i nxitur apo i paguar për të bërë një akt të tillë dhe nuk është se dëshmia e tij e ka ndihmuar shumë policinë.

Mësohet se ai ka thënë gjëra që nuk janë shumë të sakta dhe që nuk kuptohen saktë, par shkak kjo edhe se ka plagë në kokë dhe fytyrë nga goditjet. Ai do të qëndrojë 2 ditë në spital. Policia ka hetuar vendin e krimit dhe kanë pasur një mandat për kontroll në banesën e 31-vjeçarit, por nuk kanë gjetur objekte implikuese.