VIDEO e momentit kur djali që dhunoi Berishën merret nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 12:50
Ora News siguron momentin kur djali që goditi Sali Berishën shoqërohet në ambulancë nga forcat e policisë.
Ai ka shenja dhune në fytyrë nga dhuna e ushtruar nga protestuesit dhe truprojet e Berishës.
Incidenti ndodhi gjatë protestës. Berisha ishte duke ecur me kreun e PL-së Meta dhe truprojat e tyre në kohën që autori i doli para dhe e goditi me grusht në fytyrë.
Nga goditja kreu i PD-së humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, ndërkohë që u shfaq dhe me shenja në fytyrë.

