Berisha: Policia ta lirojë fatkeqin që më goditi, arkitekti i vetëm është Edi Rama

Nga Foltorja e protestës së opozitës sot, Sali Berisha me hematomë në fytyrë u shpreh se duhet liruar djali që e goditi atë më grusht pa minuta më parë.

Berisha tha se përpiqen sot ta lidhin meqë ky është një samit, me pista që çojnë nga Turqia që çojnë nga Turqia.

Berisha: Policia ta lirojë fatkeqin sepse ai është një mjeran që ka shitur veten. Përpiqen sot ta lidhin meqë ky është një samit, me pista që çojnë nga Turqia që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.

Ka vetëm një arkitekt të kësaj që është Edi Rama. Autori i vërtetë është ulur në Samit si kryekrimineli i Evropës dhe Ballkanit.