Várhelyi: E mikprita marrëveshjen për Roaming, do të ulen tarifat në Ballkanin Perëndimor

Komisioneri evropian, Olivér Várhelyi nga Samiti i Be-së që po mbahet në Tiranë u shpreh se e ka mirëpritur marrëveshjen për tarifat roaming të telefonisë.

Ai tha se një nismë e tillë do të jetë një shtysë drejt komunikimit dhe se do të ulë tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor dhe BE.

Várhelyi: Mirëprita nënshkrimin e kësaj marrëveshjeve mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së në mënyrë që qytetarët të ndiejnë si në shtëpinë e tyre dhe në hapësirën digjitale. Operatorët që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje janë edhe ata që e përbëjnë shumicën e trafikut të mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se do të bëhen shumica dërrmuese sepse ky zotim që morëm sot është tregues se do të kemi një shtytje të rëndësishme në raport me telekomunikacionin.

U ra dakord që të ulen tarifat e Roaming në Ballkanin Perëndimor gjë e cila do të çojë më tej këtë gjë. Kemi vënë re një përdorim shumë të madh të përdorimit të roaming në Ballkanin Perëndimor. Edhe thirrjet me jashtë janë rritur.