Marrëveshja roming BE-Ballkani Perendimor, tarifat e internetit nisin të ulen

Zonja Milena Harito, në funksionin e përfaqësuesit të një nga grupet më të mëdhaja të telekomunikacionit europian që firmosi  marrëveshjen tregon detajet e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshjet e para kanë nisur që kur ajo ka qenë në funksionin e ministres së Inovacionit në qeverinë Rama 1.

"Sot është fazë e re. Nënshkruhet marrëveshja që roming sidomos për shërbimet e të dhënave, sidomos për internetin të ulet dhe në BE. Pra qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së të paguajnë më pak për internetin kur të udhëtojnë. Ne morëm angazhimin që tarifat të shpallen në maj dhe të nisë impelmentimi në tetor 2023.
Tarifat që kanë qenë mjaft të larta nisin të ulen gradualisht me objektivin që të shuhen ku u thuhet që do paguash sa është në vendin tënd. Hapi i parë do të ndodhë vitin që vjen" tha Harito në një intervistë 
me gazetaren e Ora News, Besmira Pelushaj.