Tiranë, mjeti përplas për vdekje një person në aksin rrugor Shkozë-TEG
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 18:37
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Shkozë – TEG.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë - TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
