Ukraina, pikë kthese për Ballkanin në BE. Michel: Duhet përshpejtuar procesi i integrimit

Bashkimi Evropian pranon se agresioni rus në Ukrainë ishte një moment reflektimi që zgjoi interesin për të përfshirë në agjendën e tij zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si e vetmja mënyrë për të shmangur ndikim rus në rajon. Në konferencën e përbashkët mes Presidentit të Këshillit Evropian, Presidentes së Komisionit Evropian, dhe Kryeministrin shqiptar theksi u vu tek projektet e përbashkëta dhe reformat në vend.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi  se duhet përshpejtuar procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin Edi Rama, se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, Michel tha se puna ishte bllokuar në mënyrë absolutisht të padrejtë.

Michel: kohët e fundit kemi qenë të shumtë se duhet përshpejtuar procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Është e vërtetë që lufta e filluar nga Rusia e përforcoi këtë bindje se kishte një dimension gjeopolitik urgjent që duhej marrë parasysh, por faktet janë fakte. Para disa muajsh ishim në Bruksel dhe ju e mbani mend konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes. Në Bruksel pati një ndjesi frustrimi reciproke, një ndjesi lodhjeje, një ndjesi braktisje, por gjithashtu pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit me vullnetin e fortë nga të dyja anët për të punuar për ta zhbllokuar atë që i ishte bllokuar. Dhe ishte bllokuar në mënyrë absolutisht të padrejtë.

Dhe kjo bëri të mundur që të rilançohej ky proces dhe të rilançohej ambicia. Dhe lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh, por ishte listë projektesh konkrete dhe të prekshme që janë fryt i shkëmbimeve që kemi pasur para fillimit të luftës me Edi Ramën, i cili më ka thënë që nuk duhej pritur fundi i procesit të integruar për të pasur rezultate progresive, të prekshme, të perceptueshme nga qytetarët të vendeve tona dhe vendet tona të kuptojnë përfitimet e përafrimit pa pritur përfundimin e procesit. Shpresoj që ky proces të jetë sa më i shpejtë. Do të ketë një integrim efektiv të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë guxim, punë, reforma të kryera mire.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.

Von der Leyen: 85 milionë është një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Ka një sërë projektesh të ndryshme që tashmë po miratohen. Unë di që disa prej projekteve janë një central i madh fotovoltaik.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se Shqipëria ka shumë projekte të cilat kanë marrë mbështetjen e BE, në mënyrë që të distancohemi dhe të mos varemi më nga ndikimi rus për energjinë.

Rama: Për ta përmbyllur me energjinë. Kemi marrë nga BE mbështetje buxhetore për vitin në vijim, 85 milionë euro, por ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë rrugëtim për të ndërtuar më shumë burime energjie për tu distancuar nga ndikimi rus.

Mund të flisja shumë më gjatë për tu ndalur këtu, ju thashë dhe miqve europianë që ne jemi mikpritësit, dhe “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Sot kishim miq që janë perëndi. Ne jemi gati të japim jetën për mikun. Kurrë nuk do ta përdorja këtë moment për të kritikuar që e kam shumë të lehtë t’i them në Bruksel.