Vrasja e gruas shtatzënë, Kurti njofon zinxhirin që duhet (dorë)hequr
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se pasditen e sotme ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.
Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, thotë ai, po bëhet inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.
I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje, thekson Kurti.
Po gjatë pasdites së sotme dhjetëra qytetarë protestuan para qeverisë së Kosovës për vrasjen e gruas shtatzënë një ditë më parë ish-bashkëshorti.
Ajo ishte shtruar në maternitet dhe sot duhet të sillte në jetën fëmijën e saj por fati i keq e pamundësoi diçka të tillë.
Ish-bashëshorti vrasës vijon të jetë në kërkim nga policia.

