VIDEO/ Samuel Eto’o humbet mendjen, sulmon fizikisht një tifoz algjerian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 10:23
Presidenti i federatës së futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o ka sulmuar një person në stadiumin 974 pas fitores Brazilit me Korenë e Jugut. Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës që është gjithashtu edhe ambasador i Kupës së Botës, është ndalur nga njerëzit për selfie dhe foto dhe në një moment ai i është afruar një algjeriani duke e ndjekut dhe sulmuar fizikisht.
Gjithçka ndodhi në sytë e të pranishmëve ndërsa disa prej tyre u përpoqën ta ndalonin dhe të tjerë e filmuan ngjarjen. Sipas mediave, influencer-i algjerian e pyeti Eto’o për arbitrin e ndeshjes play-off mes Algjerisë dhe Kamerunit ku skuadra e sulmuesit u kualifikua për në botëror.
