“Ishte rrënqethëse“, Sulçe tregon dashurinë e brazilianëve për futbollin: Shisnin mëngjesin e tyre për të shkuar në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 09:04
Fitorja e Brazilit kundër Koresë së Jugut ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Botërori Katar 2022“.
Altin Sulçe ka treguar dashurinë e madhe që brazilianët kanë për futbollin, sport i cili në vendin e tyrë është një kult.
Prezantuesi i emisionit tregon se ekzistojnë dhe histori të tilla kur brazilianët shesin vaktin e tyre të ushqimit vetëm për të ndjekur nga afër ndeshjet në stadium.
“Këta janë komb që e duan këtë vend. Të paktën unë kur lexoj ato historitë e Brazilit, që kishte brazilian që shisnin mëngjesin e tyre vetëm për të shkuar në stadium. Nuk hanin. Ishte e tmerrshme, ishte rrënqethëse. Aty është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Altin Sulçe.