Xhaka e Shaqiri janë bërë si mace e zezë e Serbisë thotë Thaçi
Edmond Thaçi ka qenë i pranishëm nëpërmjet një lidhjeje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”.
Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve të Sportit në Kosovë Edmond Thaçi nuk e sheh të pazakontë sjelljen e serbëve në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
I pranishëm nëpërmjet një lidhjeje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022” në “RTV Ora” Thaçi tha: “Xhaka e Shaqiri janë bërë si macja e zezë e Serbisë, të cilën e mposhtën në 22 qershor 2018 në Botërorin e mbajtur në Rusi.
Që atëherë janë akumuluar serbët që t’ja kthejnë borxhin Zvicrës dhe e kishin mundësinë për një gjë të tillë, por nuk arritën ta bëjnë. Për ne në Kosovë nuk është diçka e pazakontë kjo dukuri e serbëve, këto sjellje të tyre të sportistëve, ku ata gjithmonë implikojnë politikën nëse nuk arrijnë të bëjnë diçka në fushën e sportit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
