Portugali-Zvicër mbyll fazën e 1/8-ave sonte në mbrëmje
Mbyllet sot faza e 1/8-ave në Kupën e Botës me dy sfida shumë të ekujlibruara ku Portugalia dhe Zvicra do të luajnë gjithçka në orën 20:00. Një përballje shumë delikate për të dyja skuadrat me shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri që pas spektaklit me Serbinë kanë kthyer faqe dhe janë të fokusuar tërësisht te derbi i kontinentit të vjetër.
Luzitanët në krahun tjetër po gëzojnë një formë të mirë ndërsa Ronaldo kërkon të kapë trenin e Kylian Mbappe që vetëm një ditë më parë e parakaloi me një gol më shumë në kupate botës. Numri 7 në mundësinë e fundit beson se mund t’ia dalë ashtu si e gjithë skuadra e Santos që në rast suksesi mund të peshkojë Spanjën ose Marokun.
Do të jetë një test shumë i rëndësishëm edhe për Luis Enrique-n dhe të besuarit e tij ndaj ekipit më surprizues të këtij botërori. Afrikano-veriorët pa shumë yje por me Hakimi dhe Ziyech apo Amrabat në superformë mund të shkaktojnë dëme të mëdha brenda mureve të kështjellës së kuqe që tashmë mendon seriozisht për botërorin pas stionaturës në mbrëmjen jo me Japoninë.
