Rudiger dhe Gúndogan kundër protestës së Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2022, 12:40
Tani që skuadra është kthyer në shtëpi pas eleminimit të dhimbshëm në Kupën e Botës, dalin ne sipërfaqe detaje të reja që lidhen me problematikat e ndryshme në dhomën e zhveshjes.
Përpara sfidës më Japoninë, në shenjë proteste pasi FIFA nuk lejoi shiritin "one love", të gjithë lojtarët mbuluan gojën.
Por sipas mediave gjermane, jo të gjithë ishin dakort me këtë vendim pasi Rudiger dhe Gúndogan u thanë kolegëve se futbolli nuk duhej të përzihej me politikën. Pavarësisht mendimit kundër, për të mos prishur atmosferën në skuadër, ata vendosën të respektonin shumicën.
