Argjentinë-Holandë, mafia aziatike po rrit çmimet e biletave në mënyrë të frikshme

Ndeshja Argjentinë-Holandë ka krijuar një situatë të njohur për tregjet e biletave ku çmimi ka shkuar deri në 4500 euro. Sipas mediave të ndryshme europiane, njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shuma të majme për të ndjekur nga afër Lionel Messin, 5 herë më të lartë se çmimi zyrtar.

Në mes qëndron mafia aziatike qe po përfiton nga situata për të shtrenjtuar sa më shumë çmimet. Sipas raportimeve, një biletë “premiun” që garantion edhe ushqimin e një vend të mirë në stadium, shkon deri në 7500 ndërsa shumë argjentinas që kanë udhëtuar nga vendi i tyre deri në Doha, janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në atë që mund të jetë ndeshja e fundit e numrit 10 në një Kupë Bote.