Brazili me provë force. Nuk e diskuton Korenë e Jugut, Kroacia e paralajmëruar (VIDEO)

Katër gola nuk i kishte shënuar në ndeshjet e grupeve por e bëri në një mbrëmje të vetme, atë që mbylljes së stadiumit 974 kundër Koresë e Jugut.

Brazili kërceu samba në 45 minutat e para kur shënoi “poker” golash dhe e ktheu pjesën e dytë në një ndeshje stërvitore, duke i lejuar ekipit të Paulo Bentos një gol nderi për ta mbyllur ndeshjen 4-1 dhe siguruar me lehtësi të madhe biletën e çerekfinales së Kupës së Botës ku gjen Kroacinë.

Pesë herë kampionët e botës dominuan që nga sekonda e parë dhe e gjetën rrugën e rrjetës me 4 autorë të ndryshëm, Vinicius, Neymar, Richarlison dhe Paqueta. E gjithë paketa e sulmit funksionoi duke dhënë sinjale interesante.

Tashmë vjen pjesa më e bukur, Brazili me Neymar të rikuperua plotësisht nisin ofensivën për trofeun e gjashtë të historisë dhe përpara kanë pengesën e parë, Kroacinë në 9 dhjetor në “Education City Stadium”, ora 16:00.