Sterling largohet nga kombëtarja, në Angli i sulmuan familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2022, 10:11
Në mbrëmjen ku Anglia shkatërroi Senegalin, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Gareth Southgate nuk ishte i pranishëm as në pankinë.
Raheem Sterling udhëtoi me urgjencë drejt Anglisë duke humbur mundësinë për t’u ndeshur me Luanët e Terangës pasi mësoi se familja e tij u sulmua nga disa gabitës në Surrey. Sipas mediave britanike, tre fëmijët e sulmuesit ishin në shtëpi dhe kanë përjetuar tmerrin ndërsa vetë Southgate në konferencë deklaroi:
“Prioriteti për Steerling tani është që të qëndrojë me familjen dhe ne do t’i japim të gjithë kohën për të cilën ka nevojë. Ka momente kur futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Familja vjen përpara gjithçkaje”.
