9 euro një “hot-dog”, tifozët brazilianë denoncojnë çmimet në Katar

Nëntë euro për një hot dog me një salçiçe wurstel, aspak të bukur për t’u parë. Denoncimin e bën portali “Ge.globo” ku tifozët e Selecaos mund të dërgojnë ankesat e tyre për çfarë nuk shkon në Katar.

Shumë brazilianë kanë komentuar të shqetësuar për të gjitha çmimet në Katar ku pijet alkoolike konsiderohen një luks ndërsa hotelet me kishte minimale kushtojnë shumë.

Gjithsesi, opionioni në Brazil është i ndarë pasi ka nga ata që mendojnë se të shpenzosh mijëra dollarë të të shkuar në Katar dhe më pas të denoncosh një panine 9 euroshe, nuk është aspak një gjë me vend.