Trajneri Santos kritikon Ronaldon: Nuk më pëlqeu gjesti i tij gjatë zëvendësimit

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos del hapur dhe e pranon që gjesti i Ronaldos në momentin e zëvendësimit më Andre Silvan në minutën e 65 të ndeshjes me Korenë e Jugut, nuk i ka pëlqyer aspak.

37-vjeçari u duk i pakënaqur me vendimin e teknikut për ta nxjerrë nga fusha e lojës por trajneri është i qartë në këtë pikë:

“Sigurisht që i kam parë imazhet dhe mund të them që nuk më pëlqeu gjesti i tij. Këto janë çështje që zgjidhen në dhomat e zhveshjes dhe sigurisht që ne e kemi zgjidhur. Duhet të mos flasim më për këtë gjë dhe të fokusohemi të ndeshja e ditës së nesërme”.