Arrestohet në Londër oligarku rus, dyshohet për pastrim parash

Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar dhe liruar me kusht oligarkun rus Mikhail Fridman me akuzën e pastrimit të parave, komplotit për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot për dëshmi të rreme.

Miliarderi 58-vjeçar me origjinë ukrainase, bashkëthemelues i LetterOne, një firmë ndërkombëtare investimesh me qendër në Luksemburg, Alfa Group, dhe Alfa-Bank, një nga bankat më të mëdha private të Rusisë, u arrestua të enjten në rezidencën e tij shumëmilionëshe në Londër.

Midis oligarkëve rusë, ai ishte i pari që shprehu kundërshtimin e tij ndaj luftës kundër Ukrainës.