I ngjan Naim Frashërit, kitaristi surprizohet me 200 lekëshin me portetin e tij. Studio shpërthen në të qeshura
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2022, 21:52
Banda Urban Band dhuroi një emision plot me të qeshura e batuta puntatën e sotme të Why Not në RTV Ora.
Kitaristin e grupit e kanë krahasuar shpesh me Naim Frashërit, për shkak të ngjashmërisë që ka.
Për këtë në ekran u shfaq një kartëmonedhë 200 lekëshe e modifikuar me portretin e Jurgenit.
Roza Lati: I ngjan shumë Naim Frashërit.
Jurgen Cara: Jo. I ngjaj shumë vëllai të Naimit, Abdylit. Më kanë thënë se i ngjaj nga mjekra.
Roza Lati: Ke shikim poeti.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
