Këngëtari 37-vjeçar vdes vetëm disa orë pas dasmës së tij

Ylli i muzikës 37-vjeçari Jake Flint ka humbur jetën vetëm disa orë pas dasmës së tij.

Flint vdiq papritur të shtunën, konfirmoi gruaja e tij Brenda të hënën teksa shpërndau një video tronditëse në Facebook , ku të sapomartuarit shihen duke festuar në momentin e gëzueshëm.

Videoja tregon Brenda me një fustan të gjatë të bardhë dhe Flint duke kërcyer, ndërsa një fotograf kap momentet në një peizazh të pyllëzuar.

Brenda e pikëlluar ka shkruar krah videos: Nuk e kuptoj. Zemra ime është zhdukur dhe thjesht kam nevojë që ai të kthehet. Nuk mund të duroj më shumë. Unë kam nevojë për të këtu.

Muzikanti Mike Hosty, i cili luajti në dasmën e Flint, zbuloi të dielën se Flint vdiq në gjumë disa orë pasi kishte bërë betimet e martesës me gruan e tij.

Shkaku i vdekjes së Flint nuk është përcaktuar.

I rritur në Holdenville, Oklahoma , Flint filloi të luante muzikë pasi babai i tij u diagnostikua me ALS (sklerozë anësore amiotrofike) dhe nuk mund të luante më me të.