Goxhaj: Ka agjenda që synojnë degjenderizimin e fëmijëve

Jetojmë në një kohë ku gjinia po vendoset në pikëpyetje, ka debate, protesta e polemika për tematika të caktuara.

Këtë herë vëmendjen e ka marrë një film mund të thuhet se ka tronditur opinionin publik.

Filmi quhet "Strange World" dhe tregon një histori ku 2 personazhe djem bien në dashuri me njëri-tjetrin. Është një film me target grup moshat e vogla.

Për të folur rreth kësaj temë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte avokati Altin Goxhaj.

Goxhaj tha se grupe të caktuara përpiqen që të përfitojnë  në kurriz të grupit LGBT.

Por sipas tij për fat të mirë shqiptarët kanë një raport të mirë të prindit me fëmijën që ai thotë se e vlerëson si moment të fuqishëm të mbijetesës sonë.

Altin Goxhaj: Për fat të mirë shqiptarët kanë një raport të mirë të prindit me fëmijën që unë e vlerësoj si moment të fuqishëm të mbijetesës sonë. Prindi është i rëndësishëm kur vjen puna për orientimin për gjininë. Prej rreth 15 vjetësh organizata të caktuara, individ të caktuar të financuar nga komuniteti ndërkombëtar përpiqen të krijojnë revokime të vazhdueshme duke prodhuar agjendat e tyre të cilat synojnë degjenderizimin e fëmijëve. Për ti fokusuar fëmijët në labirinte të errëta të seksualitetit të tyre, për ti çorientuar dhe për ti thënë që ti nuk je ky që je por ti je dikush tjetër dhe këtë e bëjnë kryesisht në shkolla, programe jashtëshkollore duke u fokusuar te shkolla. Për fat të mirë në Shqipëri kemi një rezistencë nga ana e prindërve.

“Kemi pasur suksese të vazhdueshme në këtë lloj rezistence për të mos lejuar këta individ të prodhojnë kështu agjendash. Vetë filmi përkatës i përkthyer në mënyrë  malinje, djallëzore në Shqipëri në “Botë e Mrekullueshme” që në anglisht nuk ka një kuptim të tillë e shfaqur por e dështuar në transmetim sepse askush nuk vajti ta shikonte. Në të gjithë botë është marrë si një nga humbjet më të mëdha financiare që brenda kësaj jave diskutohet të ketë një humbje prej 100 milion dollarësh për shkak të refuzimit në të gjithë botën. Nuk ka një komunitet gey në këtë agjendë, janë disa individ që paguhen dhe ushqehen sa herë prodhojnë konflikt të komunitetit LGBT me komunitetin shqiptar. Janë agjenda të stisura. Këta individ bëjnë biznes në kurriz të grupit   LGBT.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.