"E vranë para syve të mi", Don Phenom zbulon skenën e vrasjes që e tmerroi
Don Phenom, menjëherë pas kthimit nga Amerika, ka pranuar të japë nje intervistë ekskluzive për moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone'.
Reperi shkodran, ndau histori të pathëna më parë me publikun e ndër të tjera edhe nje skenë vrasje.
Ester Bylyku: Nëse do të arrije të fshije përgjithmonë një skenë nga mendja jote, cila do të ishte ajo?
Don Phenom: Kam qenë 5-6 vjeç dhe ka qenë kohë e vështirë viti 1997. Kam parë një person duke vdekur. Ishte i plagosur.
Ester Bylyku: Të ka mbetur traumë?
Don Phenom: Jo traumë, por kur isha i vogël trembesha.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

