"Bëra krim 15-vjeç për të takuar Unikkatilin", rrëfimi tronditës i Don Phenom
Reperi i suksesshëm Don Phenom, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku në 'Glamour Zone', ku ka folur për marrëdhënien që ai ka me Unikkatilin.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm Don Phenom u shpreh se në vijim ata kanë në plan të publikojnë kënge të tjera.
Por i pyetur nga moderatorja Ester Bylyku si ka qenë takimi i tij i parë me Unikkatil, Don Phenom u shpreh se i është dashur të bëjë një sakrificë të madhe.
Ai u shpreh: 'Për herë të parë e kam takuar Unikkatilin në një koncert në Amerikë. Atëherë isha 15-vjeç, dhe nuk më lejohej të futesha në club. Gjeta një kartë identiteti false dhe u futa për të ndjekur koncertin dhe për ta takuar.'
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
