Ekskluzive/ Varësia nga droga, Mandi Nishtulla tregon momentin më të vështirë të jetës
Mandi Nishtulla i ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani foli për momentin më të vështirë të jetës së tij.
Ai rrëfeu për publikun shqiptar varësinë nga droga dhe gjeti rastin të falenderonte babain e tij për mbështetjen e madhe që I dha për t'a larguar nga kjo gjë.
Mandi Nishtulla: "Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore.
Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time. Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme.
Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte 23:00-00:00 në Rtv Ora
Për më shumë klikoni në Linkun më poshtë:
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
