Urban Band flet për ndryshimet në grup: Hapëm ankand dhe "blemë" Endrikun

Urban Band, banda e 4 të rinjve që performojnë në koncerte, festa e klube janë ndër grupet më të njohura për muzikën dhe performancat live.

Të ftuar në emisionin Why Not në RTV Ora ata folën dhe për lëvizjet që kanë ndodhur në bandë me largimin e një vokalisti dhe ardhjen e një të riu.

“Ne në fakt kur ndodhi kjo me vokalistin e shkuar, hapëm ankandin, markatën dhe blerja ishte Endriku, blerja e fundit,” tha kitaristi i bandës Jurgen Cara.

“Ku është ky tregu që qenka bërë se skam marr gjë unë,” tha vokalisti Endrik Beba.

Dritan Hekurani, që është dhe kitaristi i grupit njëkohësisht dhe themeluesi i bandës tha se u bënë 6 vjet nga krijimi i Urban Band.

“U mblodhëm në 2016 për herë të parë. Tani po hymë në vitin e shtatë. Kemi pasur edhe lëvizje se normalisht jemi 4 mendje të ndryshme, kërkojmë për më të mirën. Gjithmonë ka dhe që duan apo s’duan të bashkëpunojnë. Ndonjëherë gjërat ecin e ndonjëherë jo,” tha Dritani.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.