Mbyllni Balenciagan! Rritet revolta kundër markës: Pedofili, shfrytëzim i fëmijëve!

Marka e njohur e veshjeve Balenciaga po përballet me një vale kritikash pas shfaqjes së saj të fundit, ku fëmijëve u ishin dhënë arushë me lodra seksi. E gjithë kjo është cilësuar e turpshme nga yje që e mbështesnin këtë kompani. Ata akuzojnë drejtuesit për promovim të pedofilisë.

Ka marrë përmasa globale, revolta kundër markës së njohur Balenciaga pas një shfaqje, ku u ekspozuan fëmijë që mbani në duar arushë pellushi me lodra seksi.

Reagimi ndaj imazheve ka qenë masiv në rrejtet sociale nga njerëz të famshëm e të thjeshtë, që akuzojnë markën dhe drejtorin e saj krijues, Deemna Gvasalia për pedofili dhe shfrtyëzim të fëmijëve.

Personazhet të njohur si Kim Kardashian, Julia Fox, mbështetëse në zë  te kompanise luksoze thanë se ndihen të neveritur, teksa shumë të tjerë kanë publikuar video duke i djegur dhe shkatërruar artikujt e Balenciagas, bashkëngjitur edhe hashtage #cancelBalenciaga.

Të njëjtët aksesorë u përdorën gjithashtu edhe në shfaqjen e Balenciagas në Javën e modës në Paris.

Më 22 nëntor, shtëpia e modës kërkoi falje përmes Instagramit për aksesorët e përdorur, duke thënë se do merren masa serioze ligjore ndaj përgjegjësve që krijuan setet me artikujt e pamiratuar të pranverës 23.

Vetë kompania ka kërkuar falje dhe bën fajtor skenografisktin Nicholas Des Jardins, që sipas Demna ka përdorur imazhet e arinjve të vegjël pa autorizimin e tij.

Balenciaga është e njohur për fushatat dhe shfaqjet e tij jokonvencionale, të tilla si prezantimet në pistë, në të cilat modelet kaluan nëpër baltë me veshjet e tyre të shtrenjta e me trupin ngujuar para, cka është kritikuar nga mediat e huaja.