Avokatja: Ofensivë! Mbrojtësit e familjes po i etiketojnë si shkelës të të drejtave

Avokatja, Margarita Kola ishte pjesë e panelit në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ku foli rreth  mënyrës se si e sheh familjen në ditët e sotme në Shqipëri si dhe rreth filmit "Strange World".

Filmi ka shkaktuar shumë polemika pasi tregon një histori ku 2 personazhe djem bien në dashuri me njëri-tjetrin.

Kola thotë se familja në ditët e sotme është tabelë qitjeje është e cenuar.

Margarita Kola: Familja është e cenuar dhe ne e shohim nga disa faktorë. Rritje e numrit të divorceve është kërcënim për familjen. Familja sot është ë kuadrin e një ofensive të madhe, nuk po rrezikohet me fjalë por me veprime. Ndaj familjes ka filluar një ofensivë. Nëse deri dje kishte teori që familja duhet të modernizohet e të ketë ndryshime sot familja është bërë tabelë qitjeje. Nëse dikujt i prezanton faktin që ti duhet të jetosh në një “Botë të mrekullueshme” si filmi në rastin në fjalë që duhet të jetë “Botë e Çudirave”. Mund të martohen 2 veta të së njëjtës gjini, mund të kemi dhe një institucion të tretë. Atëherë institucioni i familjes i cili është bazuar dhe ndërtohet mbi konceptin e dy gjinive të ndryshme është i cenuar.  Që këtu i është bërë ofensivë familjes.

Avokatja madje shprehet se familja është një koncept i dy njerëzve të dy gjinive të ndryshme dhe duke dashur të ndryshosh këtë koncept “Ti je duke u futur në domenin e të drejtave të mia sepse familja është krijuar nga ne dy njerëz që ndihemi se riprodhohemi në këtë mënyrë se jemi të dy gjinive të ndryshme.”

Margarita Kola: Njerëzit që kanë prirje të ndryshme gjinore të rrinë aty dhe të ndihen ashtu dhe të më lënë mua rahat të ndihem femër aty ku jam. Askush nuk ju ka cenuar këtyre njerëzve të drejtat, se ndihen ndryshe. Atëherë me çfarë të drejte do të futesh në institucionin që kam ndërtuar unë. Atëherë mos e quaj jetesën që do të bësh me të njëjtën gjini familje, se që këtu po më vjedh emrin më ke dhunuar. Familja është një koncept i dy njerëzve të dy gjinive të ndryshme. Për fat të mirë patëm fatin që e ndërtuan ata të parët këtë koncept. Dhe e vazhduan kështu një mashkull dhe një femër. Ti je duke u futur në domenin e të drejtave të mia sepse familja është krijuar nga ne dy njerëz që ndihemi se riprodhohemi në këtë mënyrë se jemi të dy gjinive të ndryshme. Ti ndërto konceptin tënd por mos e quaj më familje.

“Të gjithë ata që janë pro familjes janë vënë në një tabelë qitjeje të madhe dhe po ju vjen turp tashmë atyre të diskutojnë pro familjes sepse të gjithë po i etiketojnë që ju po shkelni të drejtat e njeriut të komunitetit LGBTQ+. Ky komunitet ka filluar më l, me G, shkoi BTQ+. Këta njerëz janë të parët që duhet të shpjegojnë dhe të bindin veten se nëse ndihen të ndryshëm të ndihen dhe të rrinë atje.”, tha ajo.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.