'Nuk më pëlqeu kënga me Ronela Hajatin', Don Phenom flet për bashkëpunimin e tretë që nuk e publikoi kurrë
Përpara pak vitesh Don Phenom dhe Ronela Hajati kanë publikuar dy bashkëpunime shumë të suksesshme, të cilat i siguruan koncerte në mbarë botën.
Por për herë të parë reperi shkodran ka zbuluar se në fakt ata kanë realizuar tre bashkëpunime, njëri prej të cilëve nuk u publikua asnjëherë.
I ftuar së fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku 'Glamour Zone', Don Phenom ka rrëfyer për herë të parë përse nuk pranoi që të publikohej kënga e tretë me Ronelën.
I pyetur nga Ester nëse ka patur ndonjëherë hatërmbetje me ndonjë artist, reperi tha:
'Me Ronelën kemi incizuar tre këngë, por pjesa jonë e menaxhimit dhe unë nuk pranuam ta publikonim atë këngë sepse nuk na ka pëlqyer. Por nuk pati qejfmbetje, është mirëkuptuar kjo gjë.'
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

