Tragjedi në Itali, kamioni shtyp kampionin e çiklizmit. Shoferi nuk e kuptoi që e futi nën rrota

Çiklizmi italian në shok pasi kampioni Davide Rebellin është përplasur për vdekje nga një kamion. 51-vjeçari i cili po ngiste biçikletën e tij u godit nha mjeti i tonazhit të rëndë në Montebello pranë Vicenzas dhe sipas të dhënave të para, mjeti ka dalë paksa nga rruga duke shtypur dhe lënë të vdekur menjëherë veronezin.

Shoferi i kamionit nuk e ka kuptuar se kishte shtypur çiklistin duke vazhduar rrugën. 5 vite pas vdekjes së Scarpoinit, një tjetër çiklist i shtypur, Italia humbet një nga emrat më ë mëdhenj të këtij sporti.

Rebellin garoi për herë të fundit si profesionit tetorin e këtij viti. Medalist në Kupën e Botës por edhe pjesëmarrës i zakonshëm në Giro D’Italia dhe Vuelta Espana e Tour de France.