VIDEO/ Çmenduri, emigranti nga Maroku kalon kufirin me parashutën 5 £ për në enklavën spanjolle

VIDEO/ Çmenduri, emigranti nga Maroku kalon kufirin me parashutën 5

Ky është momenti kur një emigrant bën histori duke u bërë personi i parë i dokumentuar që kaloi me parashutë kufirin Marok - Melilla , enklava spanjolle në Afrikë, duke arritur në tokën evropiane.

Dy banorë vendas që lëviznin përgjatë gardhit të dyfishtë brenda enklavës Melilla të Afrikës Veriore të Spanjës filmuan skenën mahnitëse përpara se të thërrisnin policinë.

Por emigranti i paidentifikuar ishte arratisur në momentin që oficerët mbërritën dhe ende nuk është gjetur ende.

Ai mendohet të ketë përdorur një parashutë që kushton vetëm 5.50 £ në internet, për të kaluar kufirin.

Kalimi historik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 ku kufiri mes Melillës, Spanjë dhe Marokut ndahet me një mur gardhi të lartë.

Në të njëjtin vend rreth 150 emigrantë sulmuan gardhin në janar të vitit të kaluar, dhe rreth 90 persona arritën të kalonin në enklavën spanjolle.

Një prej personave që filmoi ngjarjen dëgjohet duke thënë: 'Vëlla, ai po zbret me një parashutë, sapo zbriti me një parashutë.

Burri tjetër përgjigjet: "Thirrni Gardën Civile".

Zyrtarët lokalë konfirmuan mbrëmjen e djeshme se ishte rasti i parë i dokumentuar i dikujt që po kalonte me parashutë për në Melilla.

Nuk dihet ende identiteti i emigrantit të guximshëm dhe kombësia e tij.

VIDEO/ Çmenduri, emigranti nga Maroku kalon kufirin me parashutën 5 VIDEO/ Çmenduri, emigranti nga Maroku kalon kufirin me parashutën 5