Debati për “Autoktonët”, Dua Lipa sqaron hartën: Kemi të drejtë me qenë krenarë se jemi shqiptarë!
Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një furtunë komentesh në rrjetet sociale verën e vitit 2020 pasi ftoi kompaninë amerikane Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më vonë postoi në Instagram dhe Twitter një foto të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi u hodhën në sulm, me komente të tipit: “Kosova është Serbi”, “Nuk ka dorëzim”, “Edukohu, historia është e rëndësishme që të mos thuash diçka, sepse ndoshta e ke keqkuptuar”.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare shfrytëzoi praninë e saj në Tiranë për të sqaruar edhe njëherë këtë çështje.
Dua Lipa: Çdo gjë që postoj dhe foli i mendoj para se ti bëj. Postimin e kam bërë pa asnjë lloj nacionalizimi. Për mua ka qenë e rëndësishme që njerëzit të dinë që kemi kulturë tonën. Ne shqiptarët kemi të drejtë me qenë krenarë se jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që provojnë me na tregu se nuk jemi kush jemi. Kam pas nevojë me shpreh që kemi të drejtë me u krenu nga jemi. Ky ka qenë i vetmi mendim, asgjë për debat.
Dua Lipa do të performojë sot në kryeqytet për festën e Flamurit, duke përmbyllur kështu në Tiranë turin e koncertit "Future Nostalgia".
View this post on Instagram
