Kriminelë dhe pushtues? Dua Lipa: Fatkeqësi si na shohin, duhet të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve
Turin e saj "Future Nostalgia" vendosi ta mbyllë me Tiranën në një ditë me rëndësi për mbarë shqiptarinë, Festën e Flamurit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë.
Në daljen për mediat para koncertit në kryeqytet ajo nuk mund ti shpëtonte as pyetjeve të karakterit politik.
Rezidente në Londër, ku jeton dhe zhvillon karrierrën, Dua u pyet për artikujt negativë për shqiptarët në mediat britanike, po ashtu edhe etiketimin si pushtues nga Sekretarja e Brendshme.
Pyetje: Ju jeni imazhi më i sukseshëm që kemi në botë por si do ta komentoni diskutimin e shqiptarëve në mediat britanike të cilësuar shpesh herë si kriminelë apo nga sekretarja e brendshme që i ka etiketuar si pushtues.
Dua Lipa: Është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve, njerëzve të tjerë. Janë fjalë të pakëndshme dhe kemi nevojë me e luftu ksenofobinë kudo në botë, me të gjithë racat. Duhet me e ndryshu atë stigmën që e kanë njerëzit ndaj shqiptarëve pak nga pak. E vetmja gjë që mund të bëjmë.
