Katar 2022, volejbollistja e Skënderbeut: Betejë e madhe, japonezët janë të entuziazmuar
Hana Okuhara në emisionin emisionin “Botërori Katar 2022“, ka treguar ndjesitë e saj pas fitores së Japonisë.
Volejbollistja e Skënderbeut u shpreh se Kombëtarja e saj do të vazhdojë gjatë rrugën në këtë Kupë Bote.
Hana Okuhara: Ndeshja e parë që pashë është ajo mes Gjermanisë dhe Japonisë. Pati shumë të mërzitur që pas humbjes së Argjentinës. Mendoj që është një Kupë shumë interesante. Mendoj që do të jetë një betejë e madhe për ta (Japoninë) për të vazhduar. Do të luajnë me Spanjën, e cila ka një skuadër shumë të mirë. Njerëzit japonezë janë shumë të entuziasmuar nga kjo fitore.
“Me Nagatomon kam lidhje përmes xhaxhait, pasi është mik me të. Ishte shumë bukur të shihja shokun e xhaxhait tim të luante. Pastrimi i stadiumeve nga tifozët japonezë? Jam shumë e lumtur, kultura jonë bën që të ndihmojmë të gjithë kur kemi mundësinë.”
