Tjetër barazim pa gola në Kupën e Botës, këtë herë është radha e Uruguajit dhe Koresë së Jugut

Uruguaji dhe Koreja e Jugut i dhurojnë një tjetër barazim pa gola këtij botërori. Nuk pati fitues dhe as rrjeta në ndeshjen e parë të grupit H ku bëjnë pjesë edhe Portugalia e Gana.

Ndeshje me ritëm por pak raste dhe një penallti të kërkuar gjatë nga aziatikët që gjithsesi zhvilluan një ndeshje pozitive duke u bërë skuadra e tretë nga ky kontinent që nuk del e mundur nga sfidat e para.