Grada honorifike për sportistët elitarë
Për sportistët elitarë do të ketë grada honorifike. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministriave.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ky projektligj është i shumëpritur nga komuniteti i sportistëve.
Peleshi: Ka një renditje dhe nivele të ndryshme gradash, nga grada kolonel, nënkolonel dhe deri në nivelin e poshtëm grada major që në varësi të rezultateve në kompeticione ndërkombëtare, olimpiada, kampionate botërore, kampionate evropiane, apo lojëra mesdhetare, e përfitojnë këtë gradë.
Sportistët e mbajnë gradën honorifike dhe natyrisht edhe të gjitha përfitimet financiare që lidhen me të, do të thotë paga për gradë, njëlloj, ekuivalente, me ushtarakët aktivë deri sa të dalin në lirim sipas moshës të daljes në lirim, sipas gradës për të gjithë ushtarakët.
Sapo ligjit të miratohet dhe në parlament do të kemi ceremonitë përkatëse për të nderuar dhe vlerësuar sportistët tanë elitarë që vitet e fundit po shtohen. Sporti shqiptar po arrin rezultate të larta në kompeticione ndërkombëtare. Kemi një kampione evropiane në atletikë, Luiza Gega, por edhe kampionë të tjerë të cilët do të vlerësohen dhe në mënyrë honorifike do të vishen me gradën përkatëse.
