VIDEO/ Nuk ka fitues në sfidën e parë të grupit F

Ndeshje e ekujlibruar mes Marokut dhe Kroacisë që u mbyll në barazim 0-0. Takimi i parë i ditës dhuroi shumë emocione por pak gola edhe pse nënkampionët tentuan deri në fund ta zhbllokonin sfidën duke vendosur në fushë talentin e Modric apo shpejtësin e Perisic.

Ndeshja nisi pa shumë ritëm për ballkanasit që në fundin e së parës fiotuan terren duke u shfaqur kërcënuese ndërsa i rrezikshëm për Kroacinë u tregua edhe Vlasic. Në krahun tjetër, Maroku tregoi karakter dhe në krahun e djathtë inicioi disa sulme të rrezikshme që mund t’i kishin bërë keq Kroacisë ende jo në ritëm të plotë botërori.