VIDEO/ Cristiano në histori, Portugalia fiton mes drithërimave kundër Ganës

Portugalia rrezikon deri në sekondën e fundit por arrin të dalë me tre pikë nga ndeshja e parë e botërorit. Pjesa e parë pa gola por e dyta me 5 të tillë në duelin me Ganën që i shkaktoi jo pak probleme ekipit të Cristiano Ronaldos që gjeti golin në botërorin e pestë rresht dhe të tetin në kompeticionin më të madh të planetit.

E fitoi dhe ekzekutoi vetë CR7 penalltinë në pjesën e dytë por Ayew barazoi menjëherë ndërsa më pas ishte radha e Joao Felix, i cili kaloi sërish në avantazh skuadrën e Santos.

Më pas edhe Rafael Leao i sapofutur në fushën e lojës i dhuroi qetësi trajnerit edhe pse goli i Bukarit e më pas gafa e portierit Diogo Costa mund ta kishin vendosur ndeshjen në barazpeshë. Me këtë sukses Portugalia merr kryesimin e grupit H me 3 pikë.

Në këtë mënyrë, Ronaldo hyn në histori si i vetmi futbollist që shënon në 5 botërorë të ndryshëm.