Kupa e Botës 2022, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot gjatë himnit kombëtar të Portugalisë

Imazh i fuqishëm para ndeshjes Portugali-Gana, ku Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa luhej himni kombëtar i vendit të tij.

Intensiteti i momentit, krenaria kombëtare mund të përkulë edhe Cristiano Ronaldon.

Ylli 37-vjeçar i “hedhur” në betejën e Botërorit të pestë, gjatë luajtjes së himnit kombëtar të Portugalisë para ndeshjes kundër Ganës, u shfaq i emocionuar, me lot në sy.