Udhëton nga Argjentina deri në Katar por nuk arrin të hyjë në stadium

Jashtë stadiumeve dhe pamjeve që servirin kamerat, luhet edhe një botëror tjetër. Në Argjentinë, një tifoz bardhekaltër denoncoi publikisht mashtrimin e kompanisë ajrore “Vuela” që i premtoi udhëtimin dhe akomodimin por biletën e hyrjes në stadium nuk e mori asnjëherë.

Gazeta “Marca” zbulon historinë e tifozit të Argjentinës që pagoi 8000 dollarë për një udhëtim të gjatë deri në Doha por biletat e stadiumit në Lusail për të parë ndeshjen hapëse me Arabinë Saudite, nuk iu dorëzan asnjëherë.

Tifozi i Argjentinës thekson se mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e tij rezultuan njën zhgënjim, por shton se duke parë përfundimin e ndeshjes me Arabinë, ndoshta ndihet më pak i zemëruar. Ai shton më tej se eksperienca në fshatin e tifozëve është pozitive edhe pse bëri mijëra km për të parë futboll.