Spanja e frikshme, i shënon 7 gola Kosta Rikës dhe paralajmëron Gjermaninë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2022, 19:10
Nuk ka më surpriza në grupin E ku Spanja shkatërroi Kosta Rikën duke mos i lënë asnjë shans. “Furia Roja” nuk e diskutoi për asnjë moment drejtimin që do të merrte ndeshja duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e tre golave dhe katër të tjerë i shtoi në të dytën.
Dy herë Tores dhe Olmo, Asensio, Gavi, Soler dhe Morata. Trajneri Luis Enrique mund të buzëqeshë pasi ka ndërtuar një skuadër të frikshme e cila i jeo një sinjal të rëndësishëm Kupës së Botës duke hedhur kandidaturën për trofeun final. Ndeshjen e radhës në datën 27 Spanja do ta luajë kundër Gjermanisë.
