Gjermania humbi/ Gurabardhi: Është e dhimbshme, 7 ditë do të rrija pa dalë nga shtëpia

Humbja e Gjermanisë ndaj Japonisë nuk është pritur mirë nga tifozët e “pancerave“ në Shqipëri.

Donatori i Erzenit, Hasan Gurabardhi, në emisionin “Botërori Katar 2022” në RTV Ora tha se do të preferonte të rrinte një javë pa dalë nga shtëpia pas kësaj disfate.

“Nuk të fal njeri. E kam fikur sot telefonin që në 13:30. Çfarë të bëj tani që jam në një punë që s’mund të mungoj, se do rrija 7 ditë me të zeza. 7 ditë do të rrija pa dalë nga shtëpia. Por jam në punë edhe nuk kam ç’të bëj. Është e dhimbshme. Gjermania me këto nivele… Është e vazhdueshme, ka 8 vjet“, ka thënë Hasan Gurabardhi.