Tifozëria shkodrane/ Elvis Plori: Burrat kishin hall, ne thonim ka humbur Gjermania
Të rinjtë shkodran nuk janë më tifozë të Gjermanisë.
Këtë e pohoi Elvis Plori në një intervistë përmes Skype në emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në RTV Ora.
“Shkodra me Gjermaninë? Ka shumë tifozë gjermanë, por tani ka mbetur mosha më e madhe. Po të bësh krahasim me vitet e mëparshme, tani djemtë e rinj, pas viteve 2000, nuk janë më me Gjermaninë. Një sondazh i yni te ekipi para fillimit të Botërorit, e shoh se të rinjtë nuk janë më tifoz me Gjermaninë. Kush është tifoz me Gjermaninë tani është ose për hatër të babit ose të xhaxhait.”, tha ai.
Por siç është karakteristik për shkodranët Plori tha dhe një batutë që përdornin më parë në Shkodër për të treguar reagimin e burrave kur humbiste Gjermania.
“Ne kur kemi parë burra më para këtu duke qarë që mund të kenë pasur hall të shkretët, ndoshta i ka ndërruar jetë babai i tyre, ne thonim i ka humbur Gjermania”, tha Plori.
