Barazim pa gola mes Meksikës dhe Polonisë, “buzëqesh” Argjentina (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 19:41
Meksika dhe Polonia i bëjnë një nder të madh Argjentinës pasi u ndalën në barazim pa gola në një ndeshje të mbërthyer nga fati i keq dhe emocionet që nuk i shërbyen asnjë skuadre.
Emri i momentit në kampin meksikan është portieri historik Ochoa, i cili është rishfaqur sërish këtë botëror dhe vendimtar madje teksa i priti një 11-metërsh Robert Lewandowski-t.
Sulmuesi i Barcelonës ekzekutoi penalltinë në pjesën e parë por për fat të keq të Polonisë, goditja e tij u prit nga numri 1 i Meksikës që largohet me 1 pikë nga kjo ndeshje dhe bashkë me Poloninë ndjekin Arabinë Saudite dhe zbresin në fund Argjentinën.
