Spanja në “revoltë”, nuk lejohet të marrë proshutë derri në Katar

Në listën e substancave dhe gjërave të palejuara për të marrë në Katar janë 9 pika por e dundit dëmton drejtëpëdrejtë Kombëtaren e Spanjës. Prodhimet e mishit të derrit nuk lejohen dhe stafi i la furia rojas nuk e pranon një gjë të tillë pasi lojtarët janë mësuar t’i.

Ata nuk janë lejuar të marrin proshutë me vete, një asortiment që e kanë konsumuar përherë në turne të tillë kaq të gjatë ku duhet të qëndrojnë deri në 1 muaj larg shtëpisë.

Ka ngjallur jo pak shqetësim ky fakt për Luis Enriquen dhe skuadrën e tij por tashmë duhet të mësohen me këtë fakt. “Demat” janë të detyruar të shikojnë përpara dhe të pajtohen me rregullat e vendit të vogël.