Dryn shtëpive në fshatin Fushë e Vogël, dikur numëroheshin 60 shtëpi, sot më pak se 20

Shumë prej shtëpive në fshatin Fushë e Vogël iu është vënë dryni.

Rrugët janë thuajse bosh.

Dikur numëroheshin 60 shtëpi, sot as 20.

Në këtë fshat të Dibrës banorët e mbetur janë të moshuar.

Fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë, në shtete ku jetesa përballohet më lehtë.

Dhe në shkolla ka shumë pak nxënës.

Banorët që kanë mbetur thonë se kanë probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët.

Me bujqësinë sigurojnë jetesën por nga qeveria thonë se nuk kanë pasur mbështetje.

Banorët kërkojnë që të kthehet vëmendja nga zonat rurale në të kundërt edhe ata pak banorë të mbetur do të detyrohen të braktisin fshatin.

Dryn shtëpive në fshatin Fushë e Vogël, dikur