Legjenda televizive e pëson keq nga pasioni për makinat, në spital me djegie të rënda në fytyrë
Ai i do makinat e shtrenjta por ato rezultuan fatale për të. Legjenda e talk show-t, Jay Leno 72 vjeç pësoi lëndime të rënda në fytyrë nga zjarri i makinës.
Kështu bën të ditur portali i të famshmëve “ TMZ ”. Ish-prezantuesi i “Tonight Shoë” po qëndronte në një garazh në Los Angeles ku ruan makinat e tij të dielën. Papritur njëra nga makinat mori flakë.
Siç raporton një burim për portalin e famshëm “TMZ”, flakët i kanë djegur anën e majtë të fytyrës. Syri dhe veshi i tij thuhet se kanë mbetur të padëmtuar.

Prezantuesi amerikan ndodhet tani në një spital të specializuar për djegiet e rënda.
Leno duhej të performonte në Las Vegas po atë ditë. Megjithatë, ajo u anulua për shkak të një "urgjence të rëndë mjekësore". Tashmë është bërë e ditur arsyeja e anulimit.
Nga viti 1992 deri në 2009 dhe nga viti 2010 deri në 2014, Leno mahniti audiencën amerikane si prezantues i The Tonight Shoë.
Jimmy Fallon aktualisht po prezanton shfaqjen më të suksesshme në orët e vona të të gjitha kohërave.
Që nga viti 2014, Leno jeton pasionin e tij për makinat në serialin "Garazhi i Jay Leno".


