Grurë sa për bukën e familjes, fermerët e përjashtuar nga skemat e mbështetjes ulin sipërfaqet e kultivuara
Arqile Çala këtë vjeshtë do të kultivojë më pak sipërfaqe me grurë se vitin e shkuar.
Shkak janë kostot e larta të punimit të tokës por edhe të plehrave kimike që muajt e fundit janë shtrenjtuar tepër.
“Ka shpenzime shumë 6 dylim. Ka gjithë ato shpenzime.”
Për të gjitha shpenzimet, bujku nga fshati Topojë i Fierit thotë se kultivimi i grurit është pa leverdi.
“Puno kot sa për një copë bukë, sa për tu ushqyer.”
Edhe Bardhi Bezeshta tregon se do të mjellë grurë sa për bukën e familjes.
“Vetëm për bukë do të mbjell grur.”
Nuk e ka marrë mundimin të aplikojë për subvencione nga skemat mbështetëse të qeverisë pasi thotë se kostot janë të larta.
“Ne nuk merremi fare me ato. Ne do të hedhim, të marrim sa të marrim. Plehu është shtrenjt. Nuk e di fare se çfarë do të bëhet.”

Teksa fermerët e vegjël kultivojnë grurë sa për të siguruar bukën ata që mbjellin sipërfaqe të mëdha këtë vit do të përfitojnë nga qeveria 30 mijë lekë për çdo hektarë të mbjellë. Në total për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit rreth 500 milionë lekë.

