Berisha falenderon protestuesit nga Tik-Tok: Jemi njerëz të rekordeve të mira

Kreu i PD Sali Berisha përmes një videoje të publikuar në Tik-Tok ju ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre të cilët kanë marrë pjesë në protestën e organizuar ditën e djeshme.

Berisha thotë se “treni ynë nuk do të ndalet më, ai do të kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër deri në destinacionin final shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë Shqiptarët”.

“Mirdita miqtë e mi të Tik-Tok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur. Por në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e Tik-Tok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi të vërtetë komunikimin tonë me 1 milion e 300 mijë shikime dhe dhjetra mijëra ndjekës.

Së bashku jemi njerëz të rekordeve të mira, treni ynë nuk do të ndalet më, ai do të kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër deri në destinacionin final shpëtimin e Shqipërisë për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë Shqiptarët. Zoti ju bekoftë.”

@prof.dr.saliberisha Një mesazh falenderimi të përzemërt. #sb ♬ original sound - Sali Berisha